Reali do të mund të luajë në Madrid ndeshjen me Liverpool

Reali i Madridit do të mund të luajë në shtëpi, pra në Alfredo Di Stefano në Valdebebas ndeshjen e parë cerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Liverpoolit, e programuar për t’u zhvilluar në 6 prill.

U mendua se kjo sfidë mund të luhej në një fushë asnjëanëse për shkak te rregullit të vendosur për ndalimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, por tani qeveria spanjolle vendosi të lejojë sërish udhëtimet nga dhe për në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që do të kthehet normaliteti për udhëtimet mes dy vendeve.

Sfidanti.al