Futbollisti uellsian i Tottenham, Gareth Bale pranon se e pati të lehtë të merrte vendimin për të kaluar te klubi londinez. Në kanalin zyrtar në Tëitch të Tottenhamit, futbollisti tha se largimi nga Reali I Madridit ishte I lidhur me dëshirën e tij për t’u kthyer te Tottenhami
‘E gjithë bota e di sa shumë e dua Tottenhamin-tha Bale-fakti se do të kthehesha në një vend që e dija se do të më jepnin shumë dashuri e bëri të lehtë marrjen e vendimit’.
Bale shtoi se u largua nga Reali i Madridit edhe për shkak të mungesës së kohës së aktivizimit
‘U largova nga Reali sepse doja të luaja dhe të ndihmoja skuadrën-tha Bale që së fundmi po shfaqet në një formë të mirë me Tottenhamin teksa në 7 ndeshjet e fundit me Hotspurs ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 assiste.
Sfidanti.al