Milan dhe ‘plagët’ pas sfidës me Romën, Ibra rrezikon të mos luajë për 3 javë

Stefano Pioli nuk merr lajme të mira nga ekzaminimet mjekësore të cilave iu nënshtruan Zlatan Ibrahimovic dhe Hakan Calhanoglu. Sulmuesi suedez rezultoi se ka pësuar një dëmtim muskular në aduktorin e majtë. Milani bëri të ditur se gjendja e tij do të  vlerësohet sërish pas 10 ditësh dhe pritet të Ibrahimovic të mungojë në fushat e lojës për të paktën 3 javë

Nuk është më e mirë diagnoza për Calhanoglu. Për mesfushorin turk, ekzaminimet evidentuaan një përhapje të edemës së muskujve në kofshën e majtë; futbollisti do të vlerësohet në bazë të evoluimit klinik. Më mirë shkuan gjërat për Ante Rebic për të cilin nuk ka dëmtime në ije dhe ekzaminimet rezultuan negative.

Me fjalë të tjera, koha për të riparë Ibrahimovic në fushën e lojës nuk është e shkurtët; rikthimi i tij për ndeshjen me Fiorentinën në 21 mars është i vështirë e për më tepër është edhe pauza e ndeshjeve të kombëtares. Është e sigurt të Ibrahimovic do të humbasë dy sfidat e Europa League mes Milanit dhe Manchester United si dhe ato me Udinesen, Veronën dhe Napolin në Serie A.

Përsa i përket Calhanoglu, për turkun shpresohet në një rikthim në fushat e lojës për sfidat me Manchester United. Përsa i përket Rebic, që u duk se ishte ai që shqetësonte më shumë, kroati mëngjesin e kësaj të hëne kreu një seancë fizioterapie dhe nuk përjashtohet që ai të luajë në ndeshjen e kësaj mesjave kundër Udineses dhe më pas në atë me Veronën.

Sfidanti.al