Dele Alli është sërish single. Sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘The Sun’, futbollisti i Tottenham pasi rifitoi besimin e Jose Mourinhos, humbi atë të së dashurës së tij, Ruby Mae që e la. Mësohet se shkaku i ndarjes së ciftit nuk është ndonjë tradhëti e mundshme fizike e futbollistit, por fakti që ai preferonte të përqendrohej më shumë te progresi i tij te videoloja ‘Fortnite’ se te e dashura e tij bukuroshe
Disa dëshmitarë thanë për tabloidin se Ruby u zemërua shumë me sjelljen e Dele Allit që kalonte orë të tëra duke luajtur në këtë videogame duke e lënë mënjanë jetën në cift. Miqtë më të ngushtë të Ruby bëjnë të ditur se vajza është e trishtuar, por që tani është në kërkim të vetvetes. Ata shtojnë se asaj i kishte ardhur në majë të hundës sipërfaqësia e Dele Allit kështu që mori valixhet e largua. Konfirmimi sic ndodh shpesh në futbollin 2.0 vjen nga rrjetet sociale ku Dele Alli e Ruby nuk janë më ndjekës të njëri-tjetrit që përpara Shën Valentinit që e me shumë mundësi e kaluan si persona single
sfidanti.al