Amadeus bëri atë që nuk mundi dot të bënte Bologna; Zlatan Ibrahimovic dhe Sinisa Mihajlovic më në fund do të jenë bashkë; do të këndojnë së bashku në Festivalin e Sanremos. Lajmi nuk është zyrtarizuar akoma, por kjo do të ndodë shumë shpejt dhe duhet nënvizuar se kjo ide është një goditje e jashtëzakonshme me efekt e bërë nga dyshja Amadeus-Fiorello.
Gjithsesi tifozët e Bolognas duhet të rrinë të qetë pasi Mihajlovic do të ngjitet në skenën e Sanremos vetëm për 1 natë, ndërsa sulmuesi i Milanit është i ftuar për të gjithë netët e festivalit.
Nuk është hera e parë që Sinisa Mihajlovic bëhet protagonist në spektaklet e televizionit italian Rai, teksa më parë ai ka marrë pjesë edhe në ‘Ballando con le stelle’
Dihet se Sinisa Mihajlovic dhe Zlatan Ibrahimovic janë shumë miq prej vitesh edhe pse në fund kur suedezi duhet të bënte zgjedhjen e tij ai preferoi kalimin te Milan.
Sfidanti.al