Serena Williams pa që t’i fashitet sërish ëndrra e titullit të 24 Grand Slam në karrierë pasi u eliminua në gjysmëfinalen e Australian Open nga Naomi Osaka. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Serena Ëilliams u shfaq e prekur dhe e rënduar në aspektin psikologjik teksa në një moment nuk arriti dot të mbajë lotët. Amerikanes iu desh të përballej me pyetjen në lidhje me tërheqjen e mundshme përfundimtare nga tenisi.
‘Nëse do të më duhet ta lë nuk do t’ia them kurrë askujt-tha Serena Williams që më pas nuk arriti dot të vijojë me pyetjet në lidhje me ndeshjen dhe mes lotëve vendosi të ngrihet dhe të largohet nga salla e konferencave.
Sfidanti.al