Ambiciozi Nagelsman nuk heq dorë, Lajpcigu 4 pikë prapa Bajernit

Në kohën që kampionët ishin të zënë me Kupën e Botës për Klubet në Katar, rivali i vetëm i tyre për titull, Lajpcigu, nuk e shkoi kohën kot. Fitoi 3-1 në ndeshjen e parë të javës në Bundesligë duke mundur 2-1 Augsburgun. Nuk ishte aspak e lehtë në Arenën e Lajpcigut pasi miqtë nuk u dorëzuan deri në fund, edhe pse pësuan dy gola radhazi në fund të pjesës së parë. Shënuan Dani Olmo me penallti në 38’ dhe Kristofer Nkunku në 43’. Spanjolli i marrë nga Dinamo e Zagrebit është një “goditje në shenjë” në kampionatin gjerman. Daniel Kaligiuri shkurtoi shifrat në 1-2 në 77’, por Lajpcigu u mbajt. Trajneri Julian Nagelsman do të luftojë deri në fund për titullin kampion, edhe pse gjithashtu vendi i dytë do të ishte shumë i mirë duke llogaritur diferencën në potencial me bavarezët. Lajpcigu ka 44 pikë në 21 ndeshje ndaj 48 të Bajernit që ka luajtur një ndeshje më pak.

Sfidanti.al