Me kujdes të madh, të përditshmet spanjolle, për fat të keq kanë filluar të merren sërish me gjendjen shëndetësore të Sara Carboneros. Gazetarja dhe bashkëshortja e Iker Casillas është shtruar në një spital në Madrid për një operacion tjetër që u konsiderua u nevojshëm pasi asaj i është rishfaqur sërish kanceëri në vezore që e preku seriozish në vitin 2019.
Flitet për një optimizëm të kujdesshëm për gjendjen e bashkëshortes së ish kapitenit të Realit të Madridit dhe përfaqësueses spanjolle, por shqetësimi është i madh. Vetëm para pak ditësh, Sara Carbonero festoi 37 vjetorin e saj të lindjes dhe ishte në një formë të shkëlqyer; u rikthye te Radio Marca ku nisi edhe karrierën e saj si gazetare, krijoi një linjë mode të suksesshme si dhe ishte në fushatën publicitare të një kompanie të njohur kozmetike. Rishfaqja e kancerit i ndryshoi në mënyrë drastike skenarët. Casillas, nëna dhe e motra bashkë me një miken e saj të ngushtë në këtë moment i janë shumë pranë. Të gjithë urojnë që Sara të mund të mposhtë sërish sëmundjen.
Sfidanti.al