Inter ndërpret tratativat me BC Partners, kërkohen fonde të tjera

Zhvillim i bujshëm në tratativat për shitjen e Interit. Burime pranë Suning thonë për Ansan se bisedimet me BC Partners janë ndërprere prej rreth 10 ditësh dhe se tani kërkimet vijojnë nëpërmjet bisedimeve me fonde të tjera ndërkombëtare

Mësohet se pas refuzimit të Suning në radhë të parë qëndron diferenca e madhe mbi vlerën e aksioneve dhe vlerësimit të përgjithshëm të klubit. Për më tepër, Suning nuk i pëlqeu  ekspozimi mediatik i fondit britanik, Në këtë mënyrë kolosi nga Nanchino do të rinisë diskutimet me fondet e tjera që kishin shfaqur interes për të hyrë te Interi dhe mes tyre është edhe emri i fondit suedez EQT dhe ai i amerikanëve të Arctos.

Sfidanti.al