Ai që ikën quhet Mesur Ozil, dhe në turqisht mbiemri i tij shkruhet pak a shumë si në gjermanisht, Özil. Pas një krize në lidhje me futbollin, me klubin e Arsenalit, e ndoshta me identitetin, futbollisti gjermano-turk do të bashkohet me Fenerbahçen e Stambollit. Gjithsesi largohet MÖ, por afrohet një tjetër MO, saktësisht MØ. Ky është Martin Odegard, mbiemri i të cilit në norvegjisht shkruhet Ødegaard, i cili mund të jepet huazim nga Reali i Madridit. Mediat angleze shkruajnë se londinezët bënë një lëvizje të mirë duke shpëtuar nga një telash i madh. “Deili Meili” (Daily Mail) shkruan se ish-shoku i tij tek Realit, Dani Sebajos dhe Edu ndikuan që Odegardi të zgjidhte Arsenalin, po ashtu ndikoi trajneri Mikel Arteta.
Sfidanti.al