Sevilla, Julen Lopetegui rinovon deri në 2024

Sevilla dhe Julen Lopetegui arritën në një akord për rinovimin e kontratës mes tyre edhe për 2 sezone të tjerë, deri në 30 qershor të vitit 2024. Vetë klubi andaluzian konfirmoi lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen zyrtare të internetit.

‘Sevilla ka gjetur një lider që njihet për mënyrën e lojës te shfaqur që në ditën e parë të shoqëruar me rezultate të shkëlqyera që e vendosin Lopeteguin në nivelin e trajnerëve më të suksesshëm të klubit-lexohet në komunikatën e Sevillas’

Julen Lopetegui po shënon statistika të shkëlqyera me Sevillan. Me fitoren ndaj Real Sociedad, Lopetegui arriti në kuotën e 100 pikëve të grumbulluar si trajner i Sevillas, 70 i fitoi në sezonin e kaluar me 19 fitore, 13 barazime dhe 6 humbje. Ndërsa në sezonin aktual ka 30 pikë me 9 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje

Bilanci total i Lopeteguit në pankinën e Sevillas flet për 54 ndeshje, 38 në sezonin 2019/2020 dhe 16 në sezonin aktual deri tani me një mesatare prej 1.85 pikësh për ndeshje në La Liga. Për më tepër, sezonin e kaluar Sevilla me Lopeteguin shënoi 54 gola dhe pësoi 34, ndërsa në sezonin 2020/21 ka 21 gola të shënuar dhe 13 të pësuar

Në sezonin e tij të parë në pankinën e skuadrës andaluziane, Lopetegui arriti të kualifikojë atë në Ligën e Kampioneve e sidomos të fitojë titullin e 6 në Europa League.

Sfidanti.al