Sjelljet skandaloze të sportistëve mund të vënë në rrezik karrierat e tyre si profesionistë dhe nuk janë të pakta historitë që e vërtetojnë këtë. Sportistë të elitës kanë parë sesi karrierat e tyre të pësojnë në goditje të rëndë sa herë kanë bërë gabime. Shembulli më i fundit vjen nga Anglia dhe FA Ëomen Championship, Divizioni i Dytë i futbollit të femrave.
Bëhet fjalë për Madelene Wright, sulmuese e Charlton Athletic që u përjashtua nga skuadra disa javë pas shfaqjes së një videoje në rrjetet sociale ku dukej 22 vjecarja duke pirë shampanjë teksa drejtonte makinën. Ndërsa në një video tjetër Wright shfaqej duke thithur dicka në një festë
Këto sjellje aspak shembullore bënë që klubi londinez të marrë vendimin për zgjidhjen e kontratës së saj që prej një muaji nuk ka skuadër. Por historitë nuk mbyllen këtu. Duke parë se mbeti papunë, sportistja vendosi të hapë një profil të saj në OnlyFans.
Përpara disa ditësh, Wright në Twitter dhe Instagram u kërkoi ndjekësve të saj që të hynin në linkun e biografisë së saj që I conte ata direkt te profili i hapur në platformën e famshme. Ky shërbim u lejon përdoruesve që të shpërndajnë materiale ekskluzive, përgjithësisht me natyrë seksuale me të gjithë ata që janë gati të paguajnë një kuotë për anëtarësim dhe në rastin e Wright, kuota është 33 Paund(36 Euro) në muaj.
Gjithsesi është ende shpejt për të ditur nëse vërtet Wright do të fillojë të sigurojë përfitime duke publikuara materiale seksuale në këtë platform, por duket se është gati të bëjë një tentative të tillë. ‘Të nisë loja’-shkruante ajo në të vetmin postim të bërë në profilin e saj në ëebsite për të rritur.
Sfidanti.al