Gola, brryla, kartona të kuq dhe finale drithërimash; cfarë spektakli në derbin e parë të vitit Boca-River Plate

SuperClasico e futbollit argjentinas mes Boca Juniors dhe River Plate nuk zhgënjen thuajse asnjëherë. Ai këtij viti nuk bën përjashtim  dhe mund të thuhet se në sfidën mes tyre cfarë nuk ndodhi dhe  e vetmja gjë që mungoi ishte folklori i tifozerisë së të dyja skuadrave që nuk ishte e pranishme në stadium për shkak të pandemisë coronavirus.

Boca Juniors-River Plate u mbyll me barazimin spektakolar 2-2 që u regjistrua vetëm në 16 minutat e fundit. Beteja mes dy skuadrave nisi menjëherë pas fërshëllimës së parë të arbitrit.Boca vuajti gjatë gjithë mbrëmjes, u detyrua të mblidhej në zonën e saj për pjesën më të madhe të kohës dhe e mbajti topin në zotërim në vetëm 30% të kohës e megjithatë një gol i Abila në minutën e 74 I krijoi iluzionin e suksesit

River Plate nga ana e tij provoi gjithcka duke luftuar për më shumë se 1 orë kundër mullinjve me erë duke goditur shtyllën me Carrascal dhe duke parë pritjet e Armanit. Gjërat shkuan kështu deri në ndëshkimin me karton të kuq të Campuzanos. Me të parë veten në superioritet numeric dhe falë edhe ndërrimeve të kryera, Millionaros ndryshuan situatën duke nisur që nga minuta e 74 me debutuesin Girotti që shënoi 6 minuta pas aktivizimit dhe me kolumbianin Borre. Por nuk mbyllet këtu.

Në 10 minutat e fundit pa kartonin e kuq edhe Enzo Perez duke bërë që në fushë të vendoset ekuilibri në forca të skuadrave, ndërkohë që Villa shënoi një gol të bukur pas assistit të Tevez. Rezultati 2-2 e lë të pandryshuar klasifikimin e Grupit A kur ka mbëteu edhe 1 javë nga fundi i fazës finale. Boca Juniors mbetet në vendin e parë me golavarazh më të mirë se River Plate. Në fundjavën e ardhshme do të luhen 90 minutat e fundit për të vendosur se cila skuadër do të luajë në finalen e Kupës Diego Armando Maradona në një ndeshje unike me fituesen e Grupit B.

Sfidanti.al