Tifozët ultras janë tërbuar, por ekonomia e tregut i ka këto gjëra. Salernitana mund të shpenzojë gati 10 milionë euro në sezon për rrogat e lojtarëve, por dëshiron të kursejë paratë për të marrë një aeroplan çarter me qira, që mund t’i kushtojë 40-50 mijë euro për një udhëtim. Nëse e mbledh për një vit, do të thotë rreth gjysmë milioni euro, pra një shifër e lartë për një klub si Salernitana, ndaj edhe drejtuesit morën hua avionin e Lacios. Dihet se presidenti i Lacios, Lotito, ka aksione te klubi i Italisë Jugore, ndaj edhe e bëri këtë nder, por tifozët ultras flasin për nderin e ekipit të tyre, për emrin e mirë që njolloset nga kjo gjë.
Sfidanti.al