Një tjetër trajneri akuzon lojtarët, Murinjo: Nuk jeni ambiciozë!

Mundësia ishte për të dalë në vendin e tretë dhe për të fituar ndeshjen e parë në Premier pas 3 rezultateve jo tripikëshe. Gjithsesi, kështu nuk ndodhi dhe Totenhemi i Zhoze Murinjos u ndal në barazim 1-1 në fushën e Uolvesit, një rezultat në thelb jo i keq, por negativ sepse ka 4 ndeshje pa fitore dhe sepse mbetet larg kreut. Jo vetëm kaq por edhe pse në avantazh 1-0 (gol i Ndobelesë), Spërsat nuk bënë asnjë gjuajtje në portë pas minutës së 21-të, duke lejuar barazimin pranë fundit.

“Jam shumë i zhgënjyer dhe i bezdisur me rezultatin, – tha Murinjo, – ne kontrolluam ndeshjen, ne patëm 89 minuta për të shënuar një gol tjetër, por nuk e bëmë. Nuk është thjesht problem të shënosh, por sidomos të jesh ambicioz. Për mua ky është problemi. Nesër do të kemi sërish një ndeshje tjetër si kjo dhe ndoshta sërish do të kemi 89 minuta për të shënuar, por nuk do ta bëjmë. i udhëzova lojtarët në pushim. Përgëzime Uolvesit, por ne nuk treguam ambicie”. Totenhemi ka humbur 9 pikë duke pësuar gol në 10 minutat e fundit, më shumë se çdo ekip tjetër në Premier Ligë.

Sfidanti.al