Ka nga ata që u kthyen në shtëpi si Edin Dzeko që përfitoi nga këto ditë pushimesh për të udhëtuar drejt Sarajevës së tij. Kishte nga ata që qëndruan në shtëpi ndoshta për të pritur vizitën surprizë të Babagjyshit të Vitit të Ri apo të atë të një shoku skuaadre sic është rasti i Ibanez që festoi me Juan Jesus.Të dy këta lojtarë janë shumë të lidhur dhe janë fqinj me ish lojtarin e Atalantës që deshi të përjetojë bashkë me Juan jesus dhe familjen Krishtlindjen e parë si baba.
Duke qëndruar te atësia, Davide Santon do të bëhet baba për të dytën ehrë duke qenë se bashkëshortja e tij, Chloe publikoi një foto ku tregoi se është sërish shtatzënë, 7 vjet pas lindjes së vajzës së parë Sienna.
Ai që pati një Krishtlindje dashurie më të madhe nga të gjithë ishte Leonardo Spinazzila që në Foligno u martua me të fejuarën e tij Miriam, që ishte shumë e bukur me fustanin e saj të bardhë dhe shtatzënë me fëmijën e dytë që do të jetë një vajzë.
Festë në shtëpi edhe për Pastore e Mancini ashtu sikurse edhe për Fazio e Pau Lopez. Peres festoi me të dashurën e tij, Villar e Borja Mayoral u kthyen në Spanjë te familjet e tyre respektive, ndërsa Zaniolo festoi në La Spezia.
Sfidanti.al