Suksesi 3-0 ndaj Uest Hemit ishte një sinjal se Blutë e Londrës po kthehen në pretendime. Me 22 pikë dhe një ndeshje më pak “në dorë”, skuadra e trajnerit Frenk Lampard mund të arrijë në -6 pikë nga Liverpuli kryesues pra të jetë në pretendime edhe për titullin. Timo Verner vazhdon të mos shënojë për një kohe të gjatë, por trajneri Lampard deklaroi se nuk është i shqetësuar për faktin se ai nuk po e gjen dot rrugën e rrjetës. “Ai është sulmues race, – tha Lampardi, – ai do të shënojë. Jam i kënaqur me lojën e tij”. Qendërmbrojtësi Tiago Silva shënoi një gol, ndërsa i riu Tami Abraham realizoi dy herë, ndërsa vlen të theksohet se portieri Eduar Mendi (Edouard Mendy) sërish nuk pësoi gol. Kjo do të thotë se ai ka 10 ndeshje pa pësuar në 16 që ka luajtur gjithsej, e njëjta shifër që portieri tjetër Kepa e arriti në plot 45 ndeshje me Lampardin.
Sfidanti.al