Bundesliga veproi me dorë të hekurt në dhënien e dënimit për Marcus Thuram, futbollist i Borussia Moenchengladbach pasi pështyu në fytyrë Stefan Posch në sfidën me Hoffenheim e fituar nga kjo e fundit 2-1. Komisioni i Disiplinës së kampionatit gjerman nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se Thuram është dënuar me 6 ndeshje pezullim dhe me një gjobë prej 40 mijë Eurosh, shifër kjo që i bashkohet gjobës së vënë nga vetë klubi me pagën mujore të futbollistit
Ai që i dhemb më shumë Moenchengladbachut është dënimi me 6 ndeshje pezullim, pasi do të duhet të bëjë pa goleadorin e tij edhe pse ndeshja e 6 e pezullimit mund t’i falet nga Bundesliga nëse Thuram do të sillet mirë përpara fundit të vitit 2021. Pesë ndeshjet e tjera do t’i kryejë që do të thotë se Thuram nuk do të luajë ndaj Elversberg në Kupë, Bielefeld, Bayern, Stuttgart e Werder Bremen në kampionat.
Sfidanti.al