Moenchengladbach i paraprin Bundesligës; gjobit Thuram Jr për pështyrjen

Borussia Moenchengladbach i paraprin Bundesligës dhe sanksionon futbollistin e saj, marcus Thuram pasi ky i fundit pështyu në fytyrën e Stefan Posch gjatë ndeshjes me Hoffenheimin që Moenchengladbach e humbi 2-1. Klubi gjerman në një komunikatë në faqen e tij zyrtare të internetit bëri të ditur se  do t’i mbajë futbollistit pagën e 1 muaji për ta dhënë për bamirësi, një masë kjo që Thuram  e pranoi.

Tani pritet edhe vendimi që do të marrin drejtuesit e Bundesligës gjermane të cilët nuk do të ngurrojnë që t’I japin një sanksion ekzemplar futbollistit për gjestin e tij shumë të shëmtuar

Nga ana e tij, Marcus Thuram të shtunën kërkoi ndjesë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. ‘Ndodhi dicka që nuk është në karakterin tim dhe që nuk duhet të ndodhë kurrë-tha Thuram-reagova në mënyrë të gabusr ndaj kundërshtarit tim dicka ndodhi në mënyrë aksidentale dhe jo me qëllim. I kërkoj ndjesë Stefan Posch, kundërshtarëve, shokëve të mi të ekipit, familjes sime dhe të gjithë atyre që e panë reagimin tim. Sigurisht që do të pranoj të gjitha pasojat e gjestit tim’.

Sfidanti.al