‘Po kërkon të na zhvasë para akoma’. Vanessa Bryant kthehet në gjykatë pas padisë së ngritur nga nëna e saj Sofia Laine e cila i kërkoi pagesën e prapambetur për punën e asistentes personale dhe dados, sic theksohet në dokumentat e paraqitura në një gjykatë të Kalifornisë. Një akuzë që Vanessa Bryant e hodhi poshtë me forcë duke shtuar se nëna e saj me këtë gjest po lëndon atë dhe vajzat e saj.
Në dokumentat e depozituara nga avokatët e Sofia Laine, 68 vjec, citohet një premtim I bërë nga Kobe Bryant se do të kujdesej për vjehrrën e tij për të gjithë jetën.
‘Kobe për fat të keq nuk jeton më për të bërë publike këtë premtim-lexohet në dokumenta-Vanessa bëri gjithcka mundi që premtimet e bëra nga Kobe në drejtim të nënës së saj të mos mbahen në asnjë mënyrë’
Kundërpërgjigjja e Vanessës ishte e ashpër. ‘Vazhdon të kërkojë mënyra për të na zhvatur para dhe të jetojë në kurriz të familjes sonë-shkruante Vanessa në një postim të saj në Instagram-nëna ime nuk ka qenë kurrë asistentja jonë e as dadoja jonë. Gjithnjë ka jetuar në shtëpi të paguara nga ne, por kurrë me ne. I ka parë mbesat me raste. Unë e bashkëshorti im jemi kujdesur për vajzat tona, me kohë të plotë. Ajo është kujdesur për to, me raste, si një gjyshe normake, por nuk është marrë kurrë me financat tona. Tani kërkon që të paguhet 96 Dollarë në orë pasi ka punuar 12 orë në ditë për 18 vjet duke u kujdesur për të mbesat’
Padia është pika më e ulët e një raporti të tensionuar nënë e bijë. Pak kohë pas ndarjes nga jeta të Kobe, nëna e Vanessës në një intervistë televizive tha se e bija donte ta përzinte nga shtëpia që kishte blerë për të
‘Edhe pas asaj tradhëtie, u përpoqa të kujdesesha për të duke I dërguar një cek cdo muaj dhe duke kërkuar një banesë të re për të. Ndërsa ajo më kontaktoi me ndërmjetësit e saj duke më kërkuar 5 milionë Dollarë, një shtëpi të re dhe një makinë Suv. Duke qenë se nuk ia plotësova kërkesën, ajo tani bën këto akuza false dhe absurd duke kërkuar mënyra për të jetuar në kurrizin tim dhe pa u shqetësuar fare sesi ndihem unë dhe vajzat e mia nga e gjithë kjo. Bashkëshorti im nuk i ka bërë asnjë premtim dhe do të kishte mbetur i zhgënjyer nga sjellja e saj’
Sfidanti.al