Ski, Schmidhofer del nga pista me 100 km/h në zbritjen e lirë në Val d’Isere

Momente frike u regjistruan gjatë garës së zbritjes së lirë në Val d’Isere e vlefshme për Kupën e Botës në skitë alpine. Nicole Schmidhofer doli nga pista me një shpejtësi 100-115 km/h duke u përplasur me barrierat e formuara nga rrjetat mbrojtëse duke rënë pranë pyllit. Gara u ndërpre menjëherë në mënyrë që skiatorja austriake të largohej me barelë e më pas me helikopter.

Schmidhofer u nis nga vendi i 11 dhe ishte 0.73 të qintat e sekondës  më shumë në seksionin e tretë në krahasim me Suter, kur nuk mundi të gjente trajektoren e duhur duke dalë nga pista. Gara rifilloi pas 20 minutash.

Sfidanti.al