MotoGP, Marquez: Në 2021 shpresoj të kthehem më i fortë

Viti 2020 ishte krejtësisht për t’u harruar për Marc Marquez për shkak të 3 operacioneve të kryera, megjithatë spanjolli e sheh të ardhmen e tij me optimizëm dhe këtë e shprehu gjatë prezantimit në Youtube  të Team Honda Repsol MotoGP për vitin 2021

‘Shpresoj që në vitin 2021 të kthehem më i fortë se më parë-tha Marquez-ky vit ishte shumë i vështirë për ne, një vit i pazakontë me coronavirus, por edhe në aspektin persona sepse në garën e parë pësova një dëmtim të rëndë në krahun e djathtë dhe më pas patëm disa probleme me rikuperimin. Por tani pres ardhjen e 2021 që me siguri do të jetë ndryshe

Marc Marquez që nuk do të ketë më shok skuadre të honda vëllain e tij, Alex, por Pol Espargaro mezi pret që të lërë pas 2020 dhe është i karikuar për sezonin e ri edhe pse ndërhyrja e tretë në krah rrezikon që të bëjë që ai të humbasë fillimin e sezonit në Botërorin e MotoGP në 2021. ‘Do të jetë një eksperiencë e madhe për të ardhmen, për të qenë më të pjekur e akoma më të fortë-shtoi Marquez-dua të falenderoj sponsorët, Hondën dhe tifozët sepse mora shumë mesazhe inkurajuese gjatë 2020. në 2021 do të jemi përsëri dhe do të garojmë sërish në mënyrën më të mirë të mundshme. Faleminderit, shihemi së shpejti’.

sfidanti.al