Nuk e nis aspak mirë karrierën e tij në Formula 1, Nikita Mazepin. Vetëm pak ditë pas nënshkrimit të kontratës me skuadrën Haas, rusi tregon karakterin e tij. Në një video të shkurtër në Instagram ku Nikita i ulur në vendin e pasagjerit të një makine që drejtohej nga një mik i tij, zgjat duart drejt sediljeve të pasme për të prekur në gjoks vajzën që po udhëtonte me ta. Sigurisht ai e fshiu videon, por ajo tashmë kishte filluar të bënte xhiron e botës në rrjetet sociale, një episode ky që tërboi edhe drejtuesit e Haas që reagoi menjëherë duke i tërhequr veshin pilotit 21 vjecar.
‘Haas F1 Team dënon sjelljen e Nikita Mazepin në videon e publikuar në rrjetet sociale. Për më tepër, fakti që kjo video u shpërnda në rrjetet sociale rezulton e neveritshme për Haas F1 Team. Cështja do të diskutohet brenda skuadrës, pa dhënë komente të tjera-lexohet në postimin e Haas në Twitter
Ndërkaq, Nikita Mazepin duke parë që e katranosi me sjelljen e tij, po nëpërmjet Instagramit kërkoi ndjesë për sjelljen e tij
‘Do të doja të kërkoja ndjesë për veprimet e mia më të fundit, si për sjelljen ashtu edhe për publikimin e tyre në social media-shkruan Mazepin-më vjen keq për fyerjet dhe turpin e provokuar ndaj Haas F1 Team. Si pilot i Formula 1 duhet të mbaj një standard të sjelljes më të lartë dhe e pranoj se kam zhgënjyer shumë persona përvec vetes sime. Premtoj se do të nxjerr mësime nga e gjithë kjo’.
Sfidanti.al