La Liga bën llogaritë me krizën ekonomike të krijuar nga pandemia Covid-19. Divizioni më i lartë i futbollit spanjoll ka prezantuar tavanin e ri për pagat për sezonin 2020/21 nga I cili rezulton një reduktim shumë i madh pagash me vlerë rreth 500 milionë Euro në total. Është ky një opsion që do të godasë më fort klubet më të pasura.
Kështu Barcelona do të ketë një tavan për pagat prej 382 milionë Euro, ndërkohë që në 2019/20 e kishre 656 milionë. Ndërsa tavani i Realit të Madridit do të jetë 468 milionë Euro, kundrejt 641 milionëve të sezonit të kaluar.
Tavani për pagat filloi të aplikohej sezonet e kaluara me objektivin për të vendosur një lloj kufiri për shpenzimet për paga dhe është I lidhur ngushtë me të ardhurat e siguruara si nga të drejtat televizive, marketingu dhe dyqanet ashti edhe ato nga shitjet e futbollistëve, zëra këto që e kanë ndjerë shumë vitin e Covidit,
Impakti i krizës bëri që në kampionatin spanjolle të ulen në mënyrë drastike kufijtë e pagave me pasoja të forta mbi përfitimet e futbollistëve që do të duhet të shohin një ridimensionim të pagave të ture. Barcelona, në mënyrë të vecantë, ka nisur bisedimet me lojtarët e saj për reduktimin e pagave me 30% dhe kjo vetëm për skuadrën e parë. Në fakt Barcelona duhet të kursejë rreth 190 milionë Euro për të rihyrë në parametra
Një reduktim i ngjashëm me atë të Realit të Madridit iu imponua edhe Atletico Madrid që do të kalojë nhga 348 dhe 252 milionë Euro si tavan të pagave. Një kontradiktë e lehtë shihet te Sevilla që kalon nga 185.1 në 185.7 milionë Euro si tavan të pagave
Sfidanti.al