Nuk është më ai i gjithëpushtetshmi i dikurshëm, që realizontë çdo gjë që i vinte ndër mend, dhe jo vetëm kaq, por tek ai ka ndodhur një ndryshim i madh. Përtej faktit se Lionel Mesi nuk është në formën më të mirë fizike, superylli 33-vjeçar po nis të ndryshojë prioritetet në jetën e tij. Burime pranë kapitenit argjentinas e katalanas thonë se gjëja më e rëndësishme tashmë në jetën e tij është familja, pas saj vjen kombëtarja e Argjentinës, dhe vetëm e tretë vjen Barcelona. Kjo reflekton jo vetëm realitetin e ri të formës së tij, por edhe ftohjen e tij me klubin në “Kamp Nou”. Siç tha Figo nja dy ditë më parë, “kur një lojtar dëshiron të largohet nga një ekip, asgjë nuk ia ndryshon dot mendjen” . Duket se objektivi kryesor i Mesit është që të fitojë një trofe të madh me Argjentinën e ndoshta të shkojë tek Mançester Siti.
Sfidanti.al