Makina Range Rover e Harry Kane me vlerë 100 mijë Paund u grabit nga një bandë hajdutësh. Mësohet se kjo bandë e kishte vënë në shënjestrën e saj pasi u filmua teksa i kaloi përpara disa herë. Kane u paralajmërua nga policia se vështirë se makina e tij luksoze do të gjendej.
Grabitja e makinës së Harry Kane ndodhi në Chingford në East London. Kane është futbollisti i tretë i Tottenham Hotspurs që bëhet viktimë grabitjeje në muajt e fundit pas Dele Allit dhe Jan Vertonghen. Grabitësit përdorën një aparat elektronik përpara se të vidhnin makinën. Një burim pranë sulmuesit tha se Harry Kane ndjen se është vënë në shënjestrën e një bande që përqendrohet te futbollistët dhe se mënyra sesi u krye grabitja nuk dukej një rastësi.
Harry Kane u lajmërua nga policia se do të ishte e vështirë gjetja e makinës për faktin se kjo bandë grabitësish është shumë e sofistikuar.
Sfidanti.al