Toni Kroos dhe Pierre-Emerick Aubameyang u bënë protagonistë të një polemike në rrjetet sociale teksa diskutonin mënyrën e festimit të shënimit të golave të sulmuesit të Arsenalit që nuk Iipëlqejnë aspak mesfushorit të Realit të Madridit. Gjermani nuk ngurroi të shfaqë pakënaqësinë e tij, sigurisht duke gjetur përgjigjen e menjëhershme të Aubameyang.
‘Festimet e përgatitura nuk më pëlqejnë-tha Kroos-kur ka kërcime ose ndonjë koreografi më duket si një budallallëk. Apo më keq akoma, kur ka një mesazh të fshehur. Aubameyang njëherë festoi me maskë. Nuk më duket se është një model për t’u ndjekur’
Aubameyang nuk vonoi të përgjigjej nëpërmjet profilit të tij në Tëitter. ‘A ka Toni fëmijë? Vetëm për t’i kujtuar se ndonjëherë e bëj për djalin tim dhe do ta bëj sërish. Shpresoj që të kesh fëmijë dhe ti bësh të lumtur si ai diskutim mes nxënësve të shkollës fillore’
Përgjigjja e Kroos nuk vonoi , ishte e shkurtër, por e qartë: ‘Ky Kroos ka 3 fëmijë’.
Sfidanti.al