MotoGP, Rossi sërish pozitiv, por tamponi i dytë edhe i tretë negativ, garon në Valencia

Valentino Rossi mund të marrë pjesë në Cmimin e Madh të Comunita Valenciana në MotoGP. Lajmi I shumëpritur erdhi dhe është zyrtar; testi i fundit me tampon që Doktori zhvilloi mëngjesin e kësaj të enjteje rezultoi negative dhe si rrjedhojë piloti i Jamahës mund të zbresë në pistë në fundjavë.

Ditët e fundit kanë qenë kaotike për Valentino Rossin dhe  gjithcka nisi me kontrollet pas Cmimit të Madh të Evropës në fundjavën e kaluar, por ditën e martë Doktori iu nënshtrua një testi me tampon që në mënyrë të cuditshme rezultoi pozitiv me coronavirus me një ngarkesë të lehtë virale. Ditën e mërkurë, Valentino iu nënshtrua një testi tjetër që rezultoi negative, rezultat që u mësua këtë të enjte pasi piloti i Yamahas kishte kryer edhe testin e tretë përpara se të udhëtonte drejt Spanjës, në Valencia ku menjëherë u vetëizolua teksa ishte në pritje të raportit  që e mori pasditen e së enjtes me tamponin tjetër që rezultoi negativ duke e lejuar të marrë pjesë zyrtarisht në Cmimin e Madh të Comunita Valenciana.

Sfidanti.al