Ish presidenti i SHBA, Barack Obama ishte një tifoz më shumë i Wigan Athletic dhe një prej spektatorëve që ndoqën skuadrën në shkallët e DW Stadium. Në fakt bëhet fjalë për imazhin prej kartoni të Obamës që ishte në shkallët e këtij impianti, si pjesë e imazheve të tjera prej kartoni, dicka që është parë në shumë stadiume për shkak të pandemisë coronavirus që po i pengon tifozët të ndjekin drejtpërdrejt ndeshjet
Obama nuk mundi të argëtohet me ‘skuadrën e re’ duke qenë se Wigan u mund 2-3 pas kohës shtesë në raundin e parë të FA Cup, por në një postim në Twitter nuk ngurroi t’i japë nje mesazh miqësor duke uruar një pasdite të këndshme.
Sfidanti.al