Kapiteni i përfaqësueses ruse të futbollit, Artiom Dzyuba nuk është grumbulluar me përfaqësuesen ruse të futbollit për ndeshjet e radhës për shkak të zbulimit të një videoje me natyrë seksuale që ka shkaktuar polemika të shumta. Trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov tha se ishte më mirë që të mos grumbullohej Dzouyba për të mbrojtur si futbollistin ashtu edhe ekipin nga një publicitet negativ
‘Artiom do të ketë kohë që të normalizojë situatën-shtoi Cherchesov duke theksuar gjithashty se ai duhet të sillet si një futbolllist i nivelit dhe statusit të lojtarit të kombëtares brenda dhe jashtë fushës së lojës
Në këtë mënyrë, Dzuyba do të humbasë si miqësoren me Moldavinë në 12 nëntor, ashtu edhe edhe ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Turqisë dhe Serbisë në 15 dhe 18 nëntor. Pas publikimit të videos intime ku Dzyuba shfaqej i vetëm, futbollisti u kritikua dhe ndëshkua nga tifozët por edhe trajneri i Zenit që ia hoqi shiritin e kapitenit në ndeshjen ndaj Krasnodarit. Megjithatë pavarësisht presionit që kishte dhe fyerjeve që iu bënë nga një grup tifozësh ai arriti të shënojë gol në minutën e 79.
Sfidanti.al