Një nderim për “007”-ën Shon Koneri vjen nga … Brazili

Në Britaninë e Madhe ishte normale që të respektohej kujtimi i aktorit të madh që ndërroi jetë 90-vjeçar. Edhe në Europë apo SHBA ishte e pritshme pasi pati famë dhe luajti në vende të tilla, por emri i Shon Konerit ishte global dhe ja ku vjen një tribute për të nga një futbollist në Brazil. Ylli i Flamengos, Everton Ribeiro, gjeti një mënyrë krejtësisht të vetën për ta nderuar lavdinë e artistit, duke ndryshuar numrin e fanelës së tij, e duke vendosur në të numrat “007”. Ky numër ishte edhe kodi i emrit të Shon Konerit në filmin e famshëm për agjentin e fshehtë të shërbimeve sekrete britanike. Ribeiro e veshi këtë fanelë në ndeshjen që Flamengo luajti ndaj Sao Paulos.

Sfidanti.al