Tirana me Kukësin në ..(Kinë) Korçë! Prit gomar..të mbij bar

Lajmi është grotesk:  Tirana me Kukësin do të luajë .. në Korçë, kurse Partizani në Librazhd! Kësaj i thonë: Po i biem nga Kina ..për t’i rënë topit!  Të gjithë stadiumet kanë dalë jashtë lojë sepse paska filluar fushata e mbjelljeve të barit! Edhe Ministria e Bujqësisë do ta kishte zili FSHF-në që i koordinon kaq mrekullisht  ..mbjelljet. Të gjithë  në të njëjtën kohë,  në kohën që do të mbahet mend si “marrëzia e bojkotit”! Paska qënë ideale për hedhjen e farës. Aq sa kumbon e ditës   ajo shprehja popullore: “ Prit gomar të mbij bar”.

Në botën ku futbolli është futboll,  fushave u ndërrohet tapeti nga përdorimi, ndërsa stadiumet tona e kanë hallin krejt unikal  .. .nga mospërdorimi!   Kur stadiumi “më i bukur në Ballkan”  Air Albania sapo shkelet nga këmba e futbollistëve lëshon”britma” në formë llokmash,  sepse na kujtohet ai lajmi i hareshëm  se do të blinim një diell artificial për të shpëtuar njëherë e mirë nga gropat  e fushës,  të tilla  sa  futbollistët thonë në zë se janë..thithëse!  Aq thithëse sa këmba zhytet thellë dhe duket sikur prek tabanin e fshehur të “Qemal Stafës”..

Tirana me Kukësin do të luajnë në Korçë! Kësaj i thonë se kemi stadiume, por nuk kemi fusha! Në një dynja që nuk bëhet pishman kur  humbet 2 muaj futboll për një çmenduri që quhet bojkot, përse të mos presim sa të mbijë bari…

Sfidanti.al