E pabesueshme në Angli, Pickford punëson truproja pas kërcënimeve me vdekje

Ndërhyrja e Jordan Pickford ndaja Virgil Van Dijk gjatë derbit mes Everton dhe Liverpool vazhdon të krijojë polemika dhe të ketë pasoja të rëndësishme për protagonistët e episodit. Pas ndërhyrjes shumë të ashpër të portierit, mbrojtësi holandez pësoi një dëmtim stë rëndë që do ta mbajë jashtë fushave të lojës për një kohë shumë të gjatë, një goditje e rëndë për Klopp që do të duhet të bëjë edhe me dëmtimin e Fabinhos që mendohej se do të zëvendësonte Van Dijk.

Por edhe portierit të përfaqësueses angleze nuk po i shkojnë mirë gjërat, si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. Forma e Pickford është në atë pikë sa shumë persona duke nisur nga Ancelotti e deri te Rooney kanë folur për gabime të tij që kanë rënë në sy në paraqitjet e tij. Por ndërhyrja ndaj Van Dijk i ka krijuar edhe probleme të tjera Pickford si kritikat, kërkesat për pezullim e deri te kërcënimet me vdekje.

Situata është e tillë sa sipas ‘Daily Mail’, portieri i Everton u desh të punësojë persona që t’i garantojë sigurinë atij dhe familjes së tij.  ‘Daily Mail’ shpjegon se Pickford ka krijuar një ‘unazë të vërtetë të celiktë’ rreth bashkëshortes Megan dhe djalit të tij për të evituar që të shndërrohen në shënjestra.

Një burim për këtë tabloid tregon se shqetësimi i Pickford ishte real. ‘Jordan u shokua nga niveli i fyerjeve dhe kërcënimeve që mori pas ndeshjes me Liverpool-thekson burimi për ‘Daily Mail’-është i vendosur të bëjë gjithcka që i duhet që familja e tij te jetë e sigurt’

Me fjalë të tjera, Pickford ka krijuar një ekip të vërtetë sigurie që monitoron aktivitetet e familjes dhe kontrollon që të mos jetë askush vërdallë që të ketë në mendje që të bëjë ndonjë shaka të hidhur. Portieri dhe bashkëshortja e tij e bëjnë të nevojshme që të mos përdorin as rrjetet sociale që të mos japin asnjë referim për vendndodhjen e tyre.

sfidanti.al