Wenger kundër Mourinhos: Provokim i vazhdueshëm

Përpara ndeshjes mes Tottenhamin dhe West Hamin e mbyllur 3-3, një gazetar pyeti trajnerin e Hotspurs, Jose Mourinho për faktin se nuk përmendej në librin e Arsene Wenger duke krijuar kështu mundësinë e  krijimit të një kapitulli të ri të rivalitetit mes tyre.

‘Sepse ai nuk ka fituar kurrë ndaj meje-ishte shpjegimi i Mourinhos-nuk mund të shkruash një kapitull nëse ke luajtur 12 apo 14 ndeshje dhe të mos fitosh asnj. Atëherë, pse duhet të fliste për mua në librin e tij? Një libër është dicka për të cilën duhet të ndihesh krenar, kështu që e kuptoj shumë mirë situatën’

Nuk mungoi reagimi i ish trajnerit të Arsenalit që iu përgjigj Mourinhos nga Franca në në një intervistë për Canal Plus

‘Nuk më bezdis. Është një provokim i vazhdueshëm-tha Wenger-me të ndihem sikur jam në shkollë fillore, është pjesë e personalitetit të ri’

Ndërkaq, sipas të dhënave të portalit të specializuar ‘Transfermarkt’, Wenger ka fituar përballë Mourinhos në 2 raste, ndërkohë që bilanci është në favor të portugezit me 10 fitore dhe 7 barazime. Arsenali mposhti Chelsean e Mourinhos ne finalen e Community Shield 2016 dhe Manchester United në javën e 36 të sezonit 2016/17 në Premier League. Wenger dhe Mourinho u përballën edhe në 2 finale të tjera, Community Shield 2005 dhe Kupën e Ligës 2007, finale që u fituan të dyja nga trajneri luzitan.

Sfidanti.al