Në vitin 2014 ajo ishte një nga shpresat e reja të tenisit botëror të femrave. Euzheni Bushar, shkurt Zheni, arriti në gjysmëfinalen e Rolan Garosit dhe në finalen e Uimbëlldonit, duke u ngjitur në vendin e 7-të në botës, por sot është larg këtij emri. Gjithsesi, kanadezja 22-vjeçare nuk e ka humbur shpresën dhe po përgatitet sa më fort të jetë e mundur për të shkëlqyer në Australian Open. Zheni është hedhur në pishinë, ku janë disa nga seancat stërvitore, veçse aty pati një të papritur.
Disa fëmijë të vegjël, vajza e djem, që po stërviteshin apo notonin aty pranë, u afruan dhe nisën ta imitonin. Bushar nuk vonoi, por bëri fotot dhe videon, dhe siç është bërë e udhës, i hodhi në faqen e saj në instagram, për kënaqësinë e 1.1 milionë ndjekësve. Në Instagram, Zheni nuk e ka humbur aspak magjinë e saj, por kanadezja shpreson ta gjejë edhe në fushat e tenisit.