Levandovski e Myleri ndërrohen në një shkollë pranë stadiumit, por sërish shkëlqejnë!

Rregullat për t’u mbrojtur nga Kovidi qenkan të rrepta dhe Bajerni u detyrua të përdorte ambiente të një shkolle pranë stadiumit për t’u ndërruar, veçse as kjo nuk e pengoi. Natyrisht, nuk po flasim për “Alianc Arenën”, por për stadiumin e Arminias në Bilefeld, një impiant i vogël në një qytet të vogël, që nuk i plotëson kushtet për të pasur të sigurta të dyja skuadrat. Kështu që bavarezët patën si bazë për t’u ndërruar shkollën aty pranë. Robert Levandovski dhe Tomas Myler shënuan nga dy gola në fitoren 4-1 dhe skuadra e trajnerit Hansi Flik triumfoi 4-1, duke qenë me pikë të barabarta me Dortmundin e vendit të tretë, dhe një pikë prapa Lajpcigut kryesues. Nëse kanë pasur ndonjë lëkundje (1 humbje në 4 ndeshje), bavarezët kanë të njëjtim ritëm për shënimin e golave si edhe vjet, 17 të tillë, ndonëse kanë pësuar 8. Robert Levandovski arriti në 243 gola në Bundesligë, duke iu afruar pak më shumë vendit të dytë në renditjen historike, Klaus Fisherit që ka 268. Polaku ka 253 gola për Bajernin në 295 ndeshje, me një mesatare të shkëlqyer.

Sfidanti.al