MotoGP, Quartararo më i fortë se dhimbja, pole position në Aragon

Më i fortë se dhimbja; Fabio Quartararo në Aragon fiton pole position pas rrëzimit të pësuar në provat e treta të lira që i mbajti të gjithë në ankth në ndalesën e radhës në botërorin e MotoGP.

Francezi e përshkoi pistën spanjolle me kohën 1 minutë 47 sekonda e 76 të mijtat duke lënë pas Maverick Viñales  me vetëm 46 të mijtat më shumë dhe Cal Crutchloë me 229 të mijtat më shumë se Quartararo.

Nuk shkoi më shumë se vendi i 13 piloti I Ducatit, Andrea Dovizioso që pa që të pozicionohen përpara tij Jack Miller në vendin e pestë, Joan Mir në të 6, Nakagami në të 7, Danilo Petrucci në të 8, Aleix Espargaro në të nëntin apo Alex Rins në të 10.

Sfidanti.al