E paskan pasur huq shumë prej këtyre që quhen personalitete, të paktën kështu pohon njëri nga protagonistët. Konflikti mes ish-të dashurve Pamela Anderson e Adil Rami ka kaluar në një fazë të re, pasi aktorja e filmit të njohur “Roja e plazhit” (Bejuoç – Bayëatch) e akuzoi futbollistin francez se e kishte dhunuar dhe kërcënuar. Rami, kampion i botës që sot luan në Portugali për Boavistën, u hodh në kundërsulm duke thënë se Pamela po gënjente. “Unë nuk i kam bërë asaj asgjë, edhe kur ajo tronditi familjen time, – deklaroi Rami, – ajo donte që unë të mos punoja me shoqatën për femrat e dhunuara. Unë nuk kam reaguar, po të doja mund të publikoja videot tona seksuale, e-mailet e saj, poemat e saj dhe tekstet e saj të çmendura dashurore për të përgënjeshtruar atë që ajo thotë”.
Sfidanti.al