Lakers dhe James fitojnë titullin e NBA, ja si reagon Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk rresht së sulmuari kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Pas fitores së LA Lakers së titullit kampion, Kreu i Shtëpisë së Bardhë me një postim në Twitter bëri sulmin e radhës ndaj kësaj lige tani duke iu referuar audiencës që ishte në rënie për këtë kampionat

‘Audienca e finaleve të NBA ra me rreth 70% duke u kaluar nga një ndeshje cfarëdo e futbollit amerikan. Kushedi ndoshta po e shihnin në Kinë, por dyshoj për këtë. Zero interes-shkruante Donald Trump në postimin e tij

Finalja e 6 e NBA mes Lakers dhe Miamit u ndoq nga 6 milionë persona, ndërsa vitin e kaluar finalja u ndoq nga 18.34 milionë persona. Por Donald Trump nuk merr ose nuk do që të marrë parasysh disa faktorë që kanë ndikuar në rënien e kësaj audience të finales së madhe të NBA.

Në radhë të parë zakonisht në tetor nuk luhen ndeshje zyrtare të NBA, aq më tepër finale të kompeticionit. Për më tepër është e vështorë të analizosh numrat televizivë për një produkt që konsumohet në shumë vende të botës dhe që mund të ndiqet edhe nëpërmjet aparateve të tjerë si smartphonës apo tabletët që nuk përfshihen në audiencat televizive.  Dhe faktori i fundit por më i rëndësishmi është ndikimi i pandemisë coronavirus në rënien e audiencës së këtij sezoni të cuditshëm të NBA.

Sfidanti.al

.