Interi fiton “derbin e koronavirusit”, por mungesa e Ibrës është mbi gjithçka!

Janë katër zikaltër dhe dy kuqezinj që llogariten të mos jenë në duelin e Madoninës në 17 tetor. Lajmet nga Italia thonë se koronavirusi po bën kërdinë në Serinë A, ku janë 50 të sëmurë deri tani, që detyruan një ndeshje të shtyhej, ndërsa ka kaos të plotë për Juventus-Napoli, që nuk u luajt të dielën në darkë, që mund të jepet 3-0 në tavolinë për Juven, por edhe mund të luhet më vonë. Në “La Gazeta delo Sport” shkruhet “e shtyrë”.

Tek Interi, katër mungesat deri tani janë Shkriniar, Bastoni, Naingolan e Galiardini, ndërsa tek Milani bëhet fjalë për Zllatan Ibrahimoviçin dhe Duarten. Suedezi dhe braziliani dolën pozitivë për herë të parë në 25 shtator, dhe kanë bërë test çdo 3-4 ditë, por gjithmonë kanë dalë sërish pozitivë. Mungesa e Ibrës me gjasë ekuilibron të gjitha mungesat e Interit, për vetë peshën që suedezi ka në skuadrën e Piolit.

Sfidanti.al