Videogame për merkaton; Toulouse do të përdorë ‘Football Manager’

Të gjithë të apasionuarit në të  gjithë botën që bëhen trajnerë, kjo dhe shumë gjëra të tjera, është Football Manager. Një videogame që ka bërë historinë e në lojërat online dhe që përdoret edhe si një trajnim manaxherial. E di shumë mirë këtë dhe Toulouse në Francë, presidenti i së cilës, Damien Comolli kërkoi lojtarët e rinj pikërisht duke përdorur lojën e njohur dhe tani ajo do të përdoret sistematikisht për merkaton e transferimeve

Loja ka në fakt një database të gjerë, të plotë për cdo futbollist me pikat e forta dhe të dobëta. ‘Nuk mundëm ta përdorim në këtë sesion të merkatos, por do të nisim ta bëjmë këtë-tha Comolli-shumë klube e përdorin. Nuk do të jetë bazë e strategjisë sonë për transferimet, por mund të na ndihmojë’

Duket se për Toulouse është gjetur një ndihmë e rëndësishme, por a do të mjaftojë për të bërë një merkato të mirë, kjo do të zbulohet sesionmin e ardhshëm të saj.

Sfidanti.al