Futbollistët Kieran Tierney, Ryan Christie dhe Stuart Armstrong kanë mbetur jashtë skuadrës përfaqësuese të Skocisë për shkak të coronavirusit. Armstrong rezultoi pozitiv në teste, ndërsa Tierney dhe Christie rezultuan se ishin përsonat më shumë në kontakt me të kështu që ata do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë.
Kjo do të thotë se këta futbollistë do të humbasin ndeshjet e Ligës së Kampioneve që Skocia do të luajë ndaj Republikës Ceke si dhe atë të playoffit për kualifikimin për në Evropianin e vitit të ardhshëm kundër Izraelit
Për më tepër, Christie, sulmuesi i Celtic do të humbasë edhe derbin me Glasgow Rangers, ndërsa Tierney i Arsenalit nuk do të jetë në ndeshjen me Manchester City në Premier League angleze.
Sfidanti.al