Formula 1, Honda largohet më 2021, Red Bull kërkon motor të ri

Në 2022, për herë të parë që nga nisja e epokës hibride të Formula 1 në 2014 vetëm 3 motorë do t’i japin jetë Botërorit; ata të Mercedes, Ferrarot dhe Renault, të njëjtat që ishin edhe 8 vjet më parë. Ai që ka shqetësimin më të madh në këtë pikë është shefi i Red Bull Christian Horner që do të duhet të gjejë një motor të ri për skuderinë austriake,

Në këtë pikë, për momentin duket se zgjidhja e vetme për të dhe Red Bullin është sërish Renault, e cila në vitin e ardhshëm do të mbyllë partneritetin me McLaren.  Red Bull dhe Renault kanë bashkëpunuar së bashku në 2007-2018 teksa kanë dominuar në pistat e Formula 1 kur Sebastian Vettel fitoi 4 tituj botërorë, ndërkohë që u fituan edhe po kaq tituj për konstruktorë në 2010-2013. Vetëm në 2 vitet e para në Formula  1 përvec 2019 dhe 2021, Red Bull ka përdorur dhe do të përdorë një tjetër tip motori; Cosworth në 2005 e madje edhe Ferrari në 2006

Me rregulloren aktuale, Konstruktorët me numrin më të ulët tyë furnizimeve me motorë(Renault ose Ferrari) kanë detyrimin që të merren me furnizimin e Red Bull dhe Alpha Tauri. Gjërat mund të ndryshojnë nëse në horizont do të shfaqen të tjera kompani të prodhimit të motorëve që janë gati të hyjnë në Formula 1, por në këtë  pikë koha është vërtet shumë e shkurtër.

Sfidanti.al