Ndaj Fiorentinës ishte prej infarkti, por këtë herë kundërshtari ishte më i thjeshtë. Gjithsesi, asgjë nuk ia heq shkëlqimin e fitores 5-2 që Interi arriti në fushën e Beneventos, duke mbajtur ritmin pas dy javëve të para të Serisë A. Dy ndeshje, 6 pikë dhe 9 gola të shënuar, ndonëse janë pësuar 5. Romelu Lukaku shënoi dy gola duke arritur në 3 deri tani në kampionat, që do të thotë 37 rrjeta në 53 ndeshje për Interin. Blerja e re, Ashraf Hakimi i ardhur nga Reali, shënoi një gol e shërbeu dy asistë, duke qenë gjithashtu një lojtar i shkëlqyer.
Ky Inter sot është vërtet me shumë “fytyra, dhe Konte ka mjaft alternativa. Edhe pse bëri 7 zëvendësime në krahasim me Fiorentinën, sërish në formacion kishte këta lojtarë: Handanoviç, Kolarov, De Vraj, Shkriniar, Jang (Perishiç), Sensi (Brozoviç), Galiardi (Eriksen), Hakimi, Aleksis Sançez, Vidal (Barela), Lukaku (Lautaro Martinez). Ky po që është një ekip për titull, ndonëse Konte nuk deshi të fliste për këtë gjë, por për ndeshjen e radhës ndaj Napolit. Ndaj Beneventos dy golat e tjerë u shënuan nga Galiardini dhe Lautaro Martinez. Tashmë, Interi është një nga 5 ekipet e Serisë A që kanë nga 6 pikë në dy ndeshje, duke qenë të tjerët Napoli, Atalanta, Milani e Verona.
Sfidanti.al