Surprizë në Gjermani, arbitrja e parë e Bundesligës tërhiqet përfundimisht

Lajm surprizë vjen nga Gjermania, arbitrja e parë që ka gjykuar ndeshje në Bundesligë, Bibian Steinhaus vari bilbilin në gozhdë  pasi u tërhoq përfundimisht nga ky profesion në moshën 41 vjecare.

Steinhaus e fitoi famën e saj në 2017 teksa bëri historinë si gjyqtarja e parë femër që drejtoi ndeshje zyrtare në Bundesligën gjermane. Me gjithë eksperiencën e saj në futbollin e femrave dhe  dhe në divizionin e dytë, Bibiana Steinhaus ka arbitruar 23 ndeshje dhe superkupa e Gjermanisë mes Bayernit dhe Borussia Dortmund ishte e fundit në karrierën e saj dhe kjo ishte një surprizë.

Në Superkupën e Gjermanisë, Steinhaus bëri sërish historinë pasi u bë e para gjyqtare që arbitroi një finale të tillë në futbollin gjerman. Sipas të përditshmes gjermane Bild, Steinhaus vendosi që të tërhiqet për motive personale. Kufiri i moshës në Bundesligë për arbitrim është 47 vjec kështu që për Bibianën bëhet fjalë për një tërheqje para kohe nga arbitrimi

Ndër sukseset e Bibianës  si arbiter mund të përmendim gjykimin e ndeshjeve në 3 botërorë të futbollit të femrave dhe 3 evropianë. Por nga ana tjetër ajo është në një lidhje me ish arbitrin ndërkombëtar, Howard Webb, ai që gjykoi finalen e Botërorit 2010 mes Spanjës dhe Holandës.

Sfidanti.al