Ka kaluar më shumë se një muaj, por Thiago Silva ende nuk e ka kapërdirë largimin nga Paris Saint Germaini. Mbrojtësi brazilian që për një moment u kërkua edhe nga Fiorentina, kaloi te Chelsea për të bërë realitet ëndrrën që të luajë në Premier League, por ai vazhdon të mendojë për largimin nga Franca dhe u shfry në një intervistë për revistën ‘France Football’.
‘Largimi në atë mënyrë nga Paris Saint Germaini më ka lënduar dhe më ka zemëruar-tha Thiago Silva-ishte një situatë që mund të administrohej në mënyrë tjetër. Gjatë periudhës së karantinimit, më telefonoi Leonardo për të parë sa I disponueshëm isha për të zgjatur kontratën me 2 muaj në mënyrë që të luaja në Ligën e Kampioneve. Gjithnjë kam vepruar hapur te Paris Saint Germain, pa mashtruar kurrë. Në një moment u zhdukën mirënjohja për 8 vitet që kalova në Paris dhe në Final Eight tregoba se mund të bëja ende mirë’.
Thiago Silva më pas foli për Leonardon. ‘Nuk është hera e parë që është sjellë keq, i njëjti trajtim me ngut u rezervua edhe për Cavanin-shtoi Thiago Silva-shpresoj që PSG të mos bëjë më disa gabime’.
Sfidanti.al