Williams paguan krizën e rezultateve; skuadra del në shitje, largohet sponsori

Williams e paguan shtrenjtë mungesën e rezultateve. Skuderia britanike që në vitin 2019 ishte e fundit në klasifikimin për konstruktorë me vetëm 1 pikë të grumbulluar bën të ditur se është në kërkim të investitorëve e madje edhe të blerësve si dhe largimin e sponsorit kryesor të saj ROKiT.

‘Këshilli Administrativ I WGPH po vlerëson disa opsione strategjike-lexohet në një komunikatë të Williams-opsionet e marra në konsideratë përfshijnë mbledhjen e kapitaleve të reja me shitjen e një kuote të vogël të aksioneve ose edhe të mëdha deri në shitjen e plotë të kompanisë. Edhe pse nuk janë marrë ende vendime në lidhje me zgjidhjen më optimale, për të lehtësuar tratativat me investitorët e mundshëm të interesuar kompania bën të ditur se ka nisur formalisht procesin e shitjes së saj’.

Në të njëjtën kohë, bashkë me vendimin për shitjen e pjesshme apo të plotë të Williams vjen edhe komunikimi i largimit të menjëhershëm të sponsorit kryesor të skuderisë ROKiT që firmosi me Ëilliams kontratën e bashkëpunumit në 2019 pas largimit të kompanisë ‘Martini’ në 2018.

Sfidanti.al