Surprize ne turneun Masters te Miamit; triumfon Xhon Isner

Xhon Isner kompletoi 10 ditet e tenisit te tij me te mire duke fituar turneun e dyte Masters te vitit, ate te Miamit. Amerikani qe perkufizohet edhe si bombarduesi per sherbimet e tij te forta mundi ne finale ne menyre te befasishme Aleksander Zverev me rezultatin 2-1. Isner qe shume shlejt do festoje 33 vjetorin e tij te lindjes, i beri nje permbysje te vertete kesaj ndeshjeje ne rezultat duke triumfuar pas 2 ore e 30 minutash loje.

Isner humbi setin e pare me tiebreak 6-7, por arriti te fitoje dy setet e tjere me te njejtin rezultat 6-4. Kjo ne Turneun Masters te Miamit eshte fitorja me e rendesishme per Xhon Isner dhe e 13 ne 25 finale te luajtura prej tij. Me kete sukses amerikani ngjitet ne vendin e 9 ne klasifikimin ATP qe eshte edhe pozicioni i tij me i mire ashtu sikurse ndodhi ne vitin 2013.

Sfidanti.al