Shtyrja e Tokyo 2020, Thomas Bach: Menduam për shëndetin e sportistëve

Ditën e martë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi shtyrjen e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike për në vitin 2021, kurse këtë të mërkurë ky institucion tregoi edhe motivet nëpërmjet presidentit të tij, Thomas Bach që foli në një konferencë telefonike

‘Menduam më shumë për shëndetin e sportistëve, por edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë eveniment-tha Bach-do të kërkojmë të organizojmë Lojërat Olimpike në periudhën e verës së vitit 2021. Vendimtar  e për shtyrjen e Olimpikeve rezultoi përhapja e virusit në cdo cep të botës. Jemi gati tyë diskutojmë disa skenare për të ardhmen dhe do të përpiqemi të gjejmë ata ideale. Pasojat financiare nuk janë prioritet, mendimi I OBSH ishte vendimtar në zgjedhjen tonë’.

Presidenti I IOC tha gjithashtu se do të duhen sakrifica nga të gjitha palët dhe se që nga mesi I shkurtit është krijuar një task force që jep informacione periodike dhe në këtë grup përfshihen edhe administratorët e Tokios, qeveria japoneze dhe në mënyrë të vecantë, Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sfidanti.al