“Rosberg kopjoi festimin tim në fitoren e titullit”, thotë Riçardo

Niko Rosberg nuk ishte shumë origjinal në festimin e titullit të fituar prej tij në Formula 1. Këtë e pohon rivali i tij, Daniel Riçardo i Red Bullit që zuri vendin e tretë në Botëror. Riçardo postoi një rrjetet sociale një foto të Rosbergut duke pirë shampanjë me këpucë, dhe po aty postoi foton e tij, duke bërë “gëzuar” po me këpucë. “Hej, Niko Rosberg, të paktën ti u largove në majë, – shkruajti si spjegim skocezi, – jam i lumtur që të kam ndihmuar për festimin tënd në fundjavë”. Rosberg tashmë i ka dhënë fund karrierës, pasi lajmëroi lënien e sportit, ndërsa pas këtij lajmërimi mori trofeun e kampionit botëror në mbrëmjen gala në Vjenë. Gjermani e mbylli në moshën 31-vjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *